Dikush është i pakënaqur me rolin e tij, dikush nuk pëlqen veten dhe dikush tjetër dëshiron një jetë ndryshe nga ajo që ka.

Vjen një moment kur njeriu mendon se nuk vlen sepse nuk ka arritur objektivat që i kishte vënë vetes dhe ky moment kushtëzon në mënyrë negative jetën.

Kompleksi i nferioritetit në raport me të tjerët, paaftësia për të pranuar gabimet dhe për të kërkuar falje, pavendosmëria për gjëra që nuk kanë shumë vlerë dhe frika nga gjykimet e të tjerëve janë disa nga shenjat që tregojnë se tek një person mungon vetëbesimi.

Janë të paktën 5 rregulla të cilat duhet të kihen parasysh për të jetuar më mirë me veten dhe të tjerët dhe për të rikthyer besimin tek vetja.


Të kërkohet ekuilibri i brendshëm.
Kjo do të thotë të arrish të kuptosh se janë vendimet e tua dhe jo rrethanat e jetës ato që përcaktojnë fatin e njeriut.


Të qeshësh bën mirë.
Ngre moralin dhe të kthen humorin. Duhet të mësosh të jetosh edhe me momentet e këqia dhe të pranosh se edhe ato janë pjesë e jetës.


Mbaj mend arritjet e tua.
Vendosni objektiva që mund t’i arrini dhe kur t’i arrini do të ndiheni shumë më mirë me veten. Për t’i mbajtur mend, shënojini këto arritje në një ditar.


Dëgjo kritikat e të tjerëve.
Dëgjojini limitet tuaja sepse vetëbesimi lind nga aftësia për të dëgjuar të tjerët, por mos u ndikoni nga mendimi i tyre.


Mos humb kohë duke “qarë” për dështimet.
Mos i harroni gabimet në mënyrë që mos i përsërisni më.

Top Channel