Nëna lind fëmijën e nënës tjetër

21/03/2011 16:45

Një çift anglez duhet të përballet me një dilemë të madhe, të mbajnë apo jo një fëmijë 7-muajsh, të cilin ata sapo kanë zbuluar se nuk është i askujt prej prindërve.

Ndonëse histori të tilla kanë ndodhur edhe më parë si rrjedhojë e ngatërresave në maternitet, në rastin e Sean dhe Carolyn Savage nuk ka asnjë lloj ngatërrese.

Djali i tyre Logan lindi si çdo foshnje në botë, i rritur pas nëntë muajsh qëndrimi në barkun e nënës.

Pas disa vitesh tentativash, Sean dhe Carolyn i ishin drejtuar mënyrës së farëzimit të vezës në laborator, për t’a rikthyer atë në mitër, pasi të dy kishin probleme të krijonin një fëmijë në kushte natyrore.

Pasi metoda funksionoi, dy britanikët u bënë prindër dhe ishin të lumtur deri në muajin e shtatë të jetës së Logan, kur gjatë një kontrolli rutinë ata mësuan se nuk ishte fëmijë i asnjërit prej tyre.

Siç tregoi “Daily Mail”, mjekët ishin bërë autorë të një gabimi të pabesueshëm dhe i kishin injektuar gruas në mitër një vezë të pllenuar me spermatozoidët e një çifti tjetër.

Çifti i prindërve biologjikë të fëmijës nuk arriti të përfitonte nga kjo metodë, prandaj lajmi për ta ishte i mrekullueshëm.

Megjithatë, marrja e kujdestarisë së fëmijës nuk do të jetë diçka e thjeshtë. Çifti Savage konsiderohet ligjërisht si prindërit e të voglit dhe legjislacioni nuk e kishte parashikuar ndonjëherë mundësinë e një rasti të tillë unik.

Top Channel