Diabeti mund të zbulohet 10 vjet para

21/03/2011 21:50

Ekspertët të Universitetit të Havardit në SHBA bënë të ditur sot se një test i cili do të jetë në gjendje të zbulojë diabetin dhjetë vjetë përpara se ai të ndodhë, mund të jetë në qarkullim së shpejti.

Duke ekzaminuar nivelet e pesë aminoacideve në gjak, kërkuesit amerikanë ishin në gjendje të idenfitikonin me saktësi njerëzit që do të prekeshin në të ardhmen nga njëri prej dy llojeve të diabeteve.

Sipas deklaratës së tyre, shumë shpejt mund të krijohet një pajisje, që të lejojë matjet edhe në kushte shtëpiake.

Parashikimi i prekjes nga diabeti mund të jetë i dobishëm për të shmangur rrjedhojat e sëmundjes, edhe pse sot ende nuk mund të shërbejë për të shmangur tërësisht prekjen.

Duke e ditur fatin, një dietë e bazuar në pak sheqere dhe mjekime të tjera mund të merren, që do të vonojnë shfaqjen dhe reduktojnë pasojat, midis të cilave renditet edhe verbimi, infarkti, problemet kardiovaskulare dhe kolapsi i veshkave.

Diabeti është një gjendje vizike ku niveli i gjakur në trup është shumë i lartë, pasi tërmishëza nuk është në gjendje të kontrollojë në prodhimin e tij.

Forma më e rëndë e diabetit është e para, ku insulina, një hormon që shkakton uljen e prodhimit të sheqerit, mungon tërësisht. Forma e dytë lidhet me një mungesë të pjesesshme të insulinës.

Diabeti është një sëmundje e pashërueshme, ndërsa trajtimi lidhet me zvogëlimin e rrjedhojave të sëmundjes. 85% e njerëzve me diabet trajtohen nëpërmjet një diete të suksesshme dhe rritjes së aktivitetit fizik. Pjesa tjetër ka nevojë edhe për insulinë.

Top Channel