Projektohet stadiumi i parë i nëndheshëm

19/03/2011 10:55

Stadiumi i parë i nëndhshëm i futbollit në botë nuk do të ndërtohet as në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe as në Katar, por në një qytet të vogël italian, Siena.

Në fakt, klubi që militon në Serinë B është duke programuar që në kodrat që rrethojnë qytetin të ndërtojë një impiant të ri, i cili do të jetë tërësisht i zhytur në tokë, ndërsa lart do të mbulohet me bar.

Nëse realizohet, impianti do të jetë i gatshëm brenda vitit 2019. Në fakt, klubi i qytetit të vogël me 55 mijë banorë po projekton të ngrejë prej kohësh një stadium të ri, më modern.

Sipas autoriteteve lokale, qyteti turistik do të ndihmohej për t’u bërë një atraksion edhe më i madh për turistët, nëse projekti do të realizohet.

Stadiumi i nëndheshëm do të ketë 21 mijë vende, por në vend të ulseve të zakonshme, parashikohet që edhe shkallët e stadiumit të shtrohen me bar.

Top Channel