Kombi me 62 mijë banorë po zhduket

19/03/2011 11:30

Ishujt Marshall, një prej perlave të vërteta të natyrës, të ndodhura në Oqeanin Paqësor, mund të zhduken nga faqja e dheut.

Alarmi është aq i madh, sa që ka detyruar të interesohet dhe Asamblenë Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajmi shqetësues u dha për herë të parë nga Kaminaga Kaminagam, koordinator i studimeve për ndryshimet klimaterike në këto Ishuj.

Niveli i ujrave në Oqeanin Paqësor është në rritje të vazhdueshme dhe kjo mund të bëjë që shumë shpejt, ishujt e ndodhur vetëm pak metra mbi nivelin e detit, ta shohin veten të fundosur.

Ngritja e problemit hapi edhe një debat brenda vetë OKB-së. Në fakt, në statut parashikohen veprimet që merren ndaj pushtimeve apo aneksimeve të kombeve, por jo ndaj zhdukjeve të një shteti.

Ishujt Marshall janë të pavarur që prej vitit 1986 dhe kanë një popullësi prej 62 mijë banorësh, të cilët jetojnë kryesisht nëpërmjet peshkimit.

Top Channel