Trajneri humb bastin, i jep makinën futbollistit

18/03/2011 11:50

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Aleksandar Stanojevic, i dhuroi makinën futbollisit të ekipit të tij, Prince Tagoe, pasi humbi bastin që kishin vënë para derbit ndaj Crvena Zvezdës.

Stanojevic shpjegoi se i kishte premtuar makinën Renault Coupet futbollistit Tagoe, nëse shënonte dy gola ndaj rivalëve të tyre.

Lojtari shënoi dy golat që i dhanë fitoren Partizanit në takimin e parë të Kupës së Serbisë.

“Ja dhurova makinën. Kur bëri golin e dytë i thashë që basti ishte i vlefshëm nëse do të fitonim ndeshjen dhe në fund po shpresoja që Crvena të barazonte në mënyrë që të ruaja makinën”, u shpreh Stanojevic për mediat serbe pas ndeshjes së fituar me rezultatin 2-1.

Top Channel