Shkeljet më të zakonshme në timon

18/03/2011 17:25

Truri i njeriut funksionon si një sfungjer kur mëson diçka të re. Duke parë mësuesin, përpiqemi të kuptojmë truqe dhe sekrete, por njëkohësisht kështu mësohen edhe ato vese që janë të këqija.

I njëjti arsyetim vlen edhe për ata që mësojnë për herë të parë makinën. Ndonëse kriteret për lëshimin e patentave kanë ardhur gjithmonë duke u shtrënguar, disa vese të këqija vazhdojnë të mbeten.

Shoqata britanike e automobilizmit, bëri një sondazh që përfshiu 19 mijë shoferë të rinj dhe 2 mijë instruktorë, të cilët për çudi, bënin të njëjtat gabime si nxënësit e tyre.

Me numrat në dorë, u arrit në përfundimin se cilat janë shkeljet më të zakonshme që bëjnë njerëzit në drejtimin e makinës.

Shkeljet dhe veset më të zakonshme në timon
1. Nuk kontrollohen dhe as rregullohen pasqyrat – 25% (e të gjithë shoferëve)
2. Nuk respektohen limitet e shpejtësisë së lejuar – 14%
3. Nuk kontrollohen rrugët dytësore – 14%
4. Timoni mbahet me një dorë – 14%
5. Nuk frenohet në kohën e duhur – 11%
6. Nuk mbahet distanca e sigurisë nga mjeti përpara – 8%
7. Timoni nuk lejohet të “rrjedhë” mes duarve në kthesa – 6%
8. Timoni nuk kthehet sa duhet nëpër kthesa – 6%
9. Humbje e vëmendje dhe inatosje nga shkeljet e të tjerëve – 5%
10. Udhëtim për një kohë të gjatë me marsh të harruar në afolio – 3%

Top Channel