Një tufë majmunësh në parkun Longleat, në Safari, “zbërthyen” brenda pak minutash një makinë Mercedes të vjetër që ishte lënë aty nga mirëmbajtësit e parkut.

Majmunët makaki kishin rreth 2 vjet që nuk kishin parë makinë me sy dhe kujdestarët e tyre sollën një makinë në park në mënyrë që majmunët të nxirrnin të gjithë “inatin” e tyre duke e çmontuar plotësisht.

Ian Turner, një nga kujdestarët, tha: “Duke qenë se nuk ka pasur vizita këto dy vitet e fundit në park për shkak të rikonstruksionit të tij, majmunët kishin mbledhur shumë inat brenda vetes të cilin duhet ta nxirrnin diku. Menduam që t’i dhuronim këtë makinë me të cilën të bënin ç’të donin.”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel