Gafa e pafalshme e suvenireve kineze

18/03/2011 17:55

Një gafë e pafalshme e një kompanie prodhuese suvenirësh në Kinë mund të ngjallë një reagim të ashpër nga Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë.

”Guandong Enterprises”, një kompani e specializuar në prodhimin e gjithfarë “mrokllave” dhe suvenirëve të vegjël, vendosi t’i ofronte publikut filxhanë përkujtimorë për martesën e Princit William me Kate Middleton.

Problemi i vetëm, kompania e marton Kate me të vëllanë e William, Princin Harry. Mbi diçiturën një “filxhan i mrekullueshëm për të përkujtuar një ditë të mrekullueshme”, shfaqet portreti i lumtur I Harry-t me bukuroshen Kate.

Ende edhe më turpëruese për kompaninë duhet të jetë fakti se ajo e publikoi këtë suvenir të ri si tërheqjen kryesore të muajit, duke e nxjerrë me shumë reklamë në faqen e saj kryesore në internet.

Top Channel