Del nga koma, harron fëmijën

18/03/2011 09:15

Një nënë e re nga Liverpuli (Angli), pasi doli nga koma harroi që kishte një fëmijë.

Stevie Caffrey, 20 vjeç, kishte kaluar vetëm 10 ditë me foshnjen e saj përpara se të humbte ndjenjat në banjë në 15 nëntorin e kaluar.

Zemra dhe veshkat ndaluan së funksionuari për shkak të një sindrome që quhet peripartum caridomyopathy dhe doktorët e kaluan atë në koma artificiale.

Kur 20-vjeçarja doli nga koma pas një muaji, nuk mbante mend të dashurin e saj, Andy Stafford, dhe kishte harruar krejtësisht që kishte lindur të voglën Masie.

Stevie doli nga spitali tre javë më parë dhe tashmë po mundohet të shijojë çdo moment me vajzën e saj: “Jam e mërzitur sepse nuk kam kaluar kohë me fëmijën tim. Tani dua ta rifitoj kohën e humbur.”

Top Channel