11-vjeçarja, më e zgjuar se Einstein

18/03/2011 17:50

Victoria Cowie është një vajzë e njëjtë me të gjithë moshataret e saj 11-vjeçare. Megjithatë, vogëlushja me një buzëqeshje të ëmbël, flokë të kuqërremtë dhe me pasion muzikën ka një koefiçent zgjuarsie më të lartë se vetë Albert Einstein.

Lajmi u bë i ditur nga media britanike, vend ku ekziston një sistem testimi të zgjuarsisë për të gjithë fëmijët, ndërsa më të zgjuarit përzgjidhen në një shkollë gjenish të quajtur “Mensa”, e cila përgatit shkencëratër dhe gjenitë e të ardhmes, pa kurrfarë pagese dhe me përfitime financiare për familjet e tyre.

Në këtë sistem shkollor të financuar nga qeveria britanike janë në gjendje të hyjnë vetëm ata fëmijë që arrijnë një koefiçent zgjuarsie prej 148 pikësh, shumë pak duke patur parasysh që vetëm 2% e popullsisë totale të vendit ishullor kalon këtë kuotë.

Në kryerjen e testimit të specializuar për matjen e koefiçentit të zgjuarsisë, 11-vjeçarja Cowie befasoi ekspertët, duke arritur dy pikë më shumë se Albert Einstein, koefiçenti i të cilit ishte prej 160 pikësh.

Ndonëse pasja e një koefiçenti të lartë zgjuarsie nuk është garanci për sukses, drejtuesit e “Mensa”-s garantojnë se një aftësi e tillë psikologjike shihet në një në një miliardë njerëz.

Disa prej njerëzve më të suksesshëm në botë, si themeluesi i Microsoft dhe software, Bill Gates dhe babai i psikoanalizës, Sigmund Freud, kanë patur nivel më të ulët inteligjence, vetëm 145. Mesatarja në popullsi është prej 100.

Top Channel