Majmunët dallojnë shokët në fotografi

17/03/2011 19:35

Primatët e rritur janë në gjendje të dallojnë shokët e tyre nga fotografitë, zbuloi një eksperiment shkencor i publikuar në revistën “Animal Cognition”.

Në këtë eksperiment, një specie e pastërvitur e një majmuni të zhvilluar, të llojit “macaques”, arriti të shquante majmunët që ai i njihte në jetën reale në fotografi.

Kjo është një dëshmi më shumë për aftësitë e jashtëzakonshme mendore që zotërojnë disa primatë.

Në testin e kryer me majmunë të rinj të kësaj specie, ata nuk reagojnë si të rriturit, pasi entuziasmohen nga ngjyrat dhe nuk i kushtojnë shumë vëmendje vetë thelbit të imazhit.

Ky zbulim tregon edhe se primatët mësojnë nëpërmjet eksperiencave të tyre jetësore, në mënyrë të ngjashme si njerëzit, ndërsa me moshën fitojnë edhe aftësi të tjera të cilat nuk i kanë në moshë të re.

Top Channel