Policia, 2 mijë jelekë anti-plumb modernë

16/03/2011 20:35

Qeveria amerikane nëpërmjet programit ICITAP, i ka dhuruar policisë shqiptare 2 mije e 36 jelekë të lehtë dhe me përforcim të rënduar anti-plumb.

Gjatë ceremonisë zëvendësambasadorja amerikane Deborah Jones u shpreh se, “këta jelekë do t’i shërbejnë oficerëve të policisë në mbështetje të luftës kundër grupeve të dhunshme kriminale”.

Duke rikujtuar edhe njëherë tjetër ngjarjen e rëndë të gushtit 2009, ku humbën jetën 4 punonjës policie, Jones tha se jelekët janë kontribut i amerikanëve për të reduktuar këtë risk ndaj krimit, si dhe për forcimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Top Channel