Meta : 8 Maji një ditë feste

16/03/2011 22:55

Zyrtarisht, ky është një takim paraelektoral. Por, si në një fushatë të vërtetë, Ilir Meta u bën banorëve të Lezhës plot premtime. Projektet janë të thjeshta, por sipas zotit Meta ato pritet të përmirësojnë jetën e qytetarëve, si psh një rrugë për të shkuar në kalanë e qytetit, një rrugë tjetër për të shkuar në spitalin e qytetit, si edhe furnizim me ujë dhe drita.

Sipas zotit Meta, nëse vota i shkon koalicionit qeverisës, kjo do të jetë një garanci për vazhdimësinë e projekteve.

« Unë jam i bindur se 8 maji do të jetë një ditë e mrekullueshme, do të jetë një festë e votës së lirë. Jam i bindur se duke bërë në radhë të parë një aleancë me qytetarin e thjeshtë lezhian dhe shqiptar ne do të arrijmë një sukses të merituar dhe të shkëlqyer në zgjedhjet e 8 majit », tha Meta.

Zoti Meta premtoi edhe një përfaqësim dinjitoz të grave në listat e LSI-së, ndërkohë që kuota prej 30% është një detyrim ligjor.

Top Channel