Ivanov, në mes të javës në Tiranë

15/03/2011 13:20

Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov do të vizitojë në datat 17 dhe 18 mars Tiranën, me ftesë të homologut shqiptar Bamir Topi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave gjatë vizitës së tij, Ivanov do të takohet edhe me drejtues të tjerë të shtetit shqiptar.

Sipas burimeve, qëllim i kësaj vizite do të jetë thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe ai i bashkëpunimit rajonal në kuadër të integrimeve evropiane.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u konfirmuan edhe gjatë vizitës që presidenti Topi zhvilloi javën e kaluar në Maqedoni, për përurimin e muzeut të Holokaustit.

Top Channel