Ilacet mund të pengojnë përhapjen e HIV-it

15/03/2011 12:45

Një person pozitiv ndaj virusit HIV, i cili merr rregullisht ilace pas
diagnozës, para se gjendja e tij shëndetësore të degradojë, mund të ulë
rrezikun e përhapjes së virusit tek partneri i painfektuar me 96 për
qind.

Kështu thotë një studim i ri i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA, i kryer mbi 1763 cifte, ku një nga partnerët ka qenë i infektuar me HIV.

Studimi u ndërpre katër vjet para planit të parashikuar, për shkak se pati një sukses të madh. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vlerësuar atë si një “zhvillim thelbësor”. Ai filloi në vitin 2005 në 13 vende të ndryshme në Afrikë, Azi dhe Amerikë.

Pacientët e prekur nga virusi u ndanë në dy grupe. Në njërin prej tyre, individëve u dhanë ilace anti-virale, ndërsa atyre të grupit tjetër trajtim kur niveli i qelizave të bardha të gjakut ra.

Të dyja grupeve iu dha gjithashtu këshilla mbi seksin e sigurtë dhe trajtim për infeksionet që mund të merren në rrugë seksuale. Mes atyre që nisën menjëherë terapinë anti-virale pati vetëm një rast të kalimit të virusit tek partneri.

Top Channel