Avokati i Popullit paraqet raportin për 2010

15/03/2011 11:20

Avokatja e Popullit në detyrë, Florina Nuni ka bërë sot publik raportin e vitit 2010 mbi respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Përmes raportit të hartuar, Nuni ka denoncuar fillimisht disa institucione, si CEZ, Albtelekom dhe OSSH, të cilat sipas saj nuk kanë qenë transparente në informimin e konsumatorëve.

Një tjetër problemi që ajo i është referuar ka qenë ai i largimeve të pamotivuara nga puna, për të cilin në adresën e Avokatit të Popullit kanë mbërritur 104 ankesa.

Ndërkohë që 107 ankesa të tjera janë regjistruar për shkelje të së drejtës së pronës, ka bërë të ditur Nuni.

Një pjesë të mirë të raportit kanë zënë problemet me gjyqësorin, të cilat nisin me zvarritjen e proceseve, mangësitë në kryerjen e hetimeve të gjithanshme dhe vazhdojnë me mosekzekutimin e vendimeve të formës së prerë.

Përsa i përket rendit, Nuni ka saktësuar se janë evidentuar 130 ankesa për veprime të paligjshme nga ana e policisë. Ndërkohë që, ka shtuar ajo, mungojnë standartet në dhomat e shoqërimit në komisariate.

Top Channel