Venecia, qyteti më i “qelbur” në botë

14/03/2011 17:30

Nga era e djathit deri tek ajo e kanaleve të ujrave të zeza, “Sky Skanner” publikoi sot listën e pesë qyteteve me erën më të keqe në botë, me Venecian që shpallet si “kryeqyteti” i erërave të këqija.

Venecia, Itali – Venecia është e njohur për erën e saj të keqe. Kanalet e saj gjatë verës mund të tejkalojnë bukuritë e vetë qytetit, ndërsa origjina e këtyre aromave është “njerëzore”. Jashtëqitjet e Venecias dhe lokaliteve përreth përfundojnë në lagunën e cekët të qytetit, duke formuar një numër të pafund algash, të cilat nga ana e tyre prodhojnë një erë me të vërtetë të padurueshme.

Kankun, Meksikë – E vlerësuar nga turistët në të gjithë botën për plazhet tropikale dhe atmosferën entuziaste, era e keqe e Kankunit shpesh nënvlerësohet. Sistemi i kanalizimeve të ujrave të zeza është kaq i keq, sa që shpesh herë ndodhin edhe shpërthime të vërteta jashtëqitjesh në sipërfaqe.

Rotorua, Zelandë e Re – Burimet spektakolare gjeotermike të nxehta pranë Rotoruas në Zelandën e Re tërheqin me mijëra spektatorë. Për fatin e keq të turistëve, burimet mbajnë era vezë të prishur, pasi ujrat janë të pasur me sulfat. Rastet azmatike në zonë janë dhjetë herë më të larta se mesatarja botërore.

Shën Helenë, Britani – Banorët e fshatit të vogël të Shën Helenës, në Britani, janë mësuar të bashkëjetojnë me aromat e këqija. Disa banorë të tërbuar kanë protestuar ndaj disa punishteve në zonë, që bëjnë fshatin të mbajë era qepë. Ata ankohen se era është aq e keqe, sa që nuk mund të hapin dot as dritaret.

Bregu i Artë, Francë – Rajoni i ndodhur në Francën lindore është toka e origjinës së një prej djathrave me më shumë erë në botë, “l’Epoisses de Bourgogne”. I konsideruar si djathi i preferuar i Napoleonit, “Epoisses” ka një erë kaq të fortë, sa që është e ndaluar të mbash me vete porcione nga djathi në mjetet e transportit publik.

Top Channel