Idrizi: Konsulli grek non grata

14/03/2011 12:55

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i ka kërkuar qeverisë shqiptare shpalljen e konsullit grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu, si person të padëshirueshëm.

Ai deklaroi se PDIU do të përshkallëzojë veprimtarinë e saj deri në largimin e tij përfundimtar nga vendi.

“I kërkojmë sot publikisht qeverisë shqiptare të shpallë non grata konsullin grek. Rikthimi i tij prapë në punë, është një akt edhe më i rëndë se sjelljet e tij shoviniste. Rikthimi i tij vret dinjitetin e çdo shqiptari”, është shprehur Idrizi.

Deklarata e Idrizit vjen pas rikthimit të konsullit grek të Korçës, Teodoros Ikonomu, i cili me deklaratat e tij shkaktoi një reaksion të fortë kundër qendrimeve të tij.

Top Channel