Tiranë, aksidentohet rëndë 75 vjecari

13/03/2011 21:05

Një 75 vjecar ka mbetur i plagosur rëndë nga një aksident i rëndë rrugor i ndodhur rreth orës 20:30 në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të farmacisë numër 10. 75 vjecari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është përplasur nga një automjet teksa po përpiqej të kalonte rrugën.

Pas përplasjes, autori bashkë me automjetin janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, dhe për kapjen e autorit.

Top Channel