Ikën zëdhënësi i DASH

13/03/2011 21:30

Departamenti amerikan i Shtetit, P. J Krouli dha dorëheqjen pasi e cilësoi “qesharak” dhe “të pakuptimtë” trajtimin e ushtarit Bredli Mening, i akuzuar për rrjedhjen e dosjeve sekrete, të bëra publike në Wikileaks.

Ai e bëri këtë deklaratë në Institutin e Teknologjisë në Masacusets, duke folur për median dhe politikën e jashtme.

“Pas efektit që patën fjalët e mia, megjithëse shprehin opinionin tim, marr përgjegjësinë e plotë të paraqes dorëheqjen”, tha ai.

Kjo e fundit u pranua jo pa keqardhje nga Sekretarja amerikane e Shtetit. Hilari Klinton e cila tha se Kroulli i ka shërbyer vendit të tij me nder, i motivuar nga një dedikim i thellë për politikën dhe diplomacisë.

Ushtari Bredli Mening ndodhet një burg ushtarak të sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA