Sfidon krokodilët, përfundon në spital

12/03/2011 12:05

Një peshkatar australian përfundoi në spital, pasi u sulmua nga një krokodil katër metra, raportoi shtypi i shtetit kontinent.

Ngjarja ndodhi në një shtrat lumi pranë qytetit të Veipës, në krahinën e Kuinslendit. Të gjithë peshkatarët ishin paralajmëruar që të mos peshkonin në këtë periudhë, pasi përmbytja ka shkaktuar një dëm ekologjik dhe ka pakësuar ushqimin për kafshët e ujit.

Pavarësisht paralajmërimeve, 28-vjeçari Todd Bairstow vendosi të sfidonte ujrat e njohur për përqendrim të lartë krokodilësh, për të realizuar pasionin e tij.

Bartstow mësoi në kurrizin e tij se nuk është diçka e mirë të luftosh me krokodilët për ushqimin, sepse nëse i merr peshqit me të cilët ata ushqehen, amfibët janë në gjendje të sulmojnë vetë njeriun.

Varka e tij u përmbys nga sulmi i një krokodili katër metra të gjatë dhe Bairstow ishte me shumë fat që arriti deri në breg, pas sulmit të krokodilit. Në një farë mënyre, ai arriti të shpëtonte dhe përfundoi në një spital, ku po kurohet për frakturat e pësuara.

Top Channel