Projektohet arka moderne e Noesë

12/03/2011 11:45

Një skuadër arkitektësh, inxhinjerësh dhe projektuesish amerikanë kanë ndërtuar skicën e asaj që do të jetë arka moderne e Noesë, zbuloi një revistë amerikane.

Struktura gjigante në formë trekëndëshi do të jetë 350 metra e lartë dhe 600 metra e gjerë, në gjendje që t’i rezistojë edhe shkatërrimeve më të fuqishme në Tokë. Ajo mund të ofrojë strehim deri për 40 mijë persona.

E quajtur Noah, struktura lindi nga fantazia e arkitektit të quajtur Kevin Schopfer, pas tragjedisë së uraganit Katrina, që shkatëroi tërësisht qytetin e Nju Orlinsit në SHBA, në vitin 2005.

Objekti i tij duhet të ndërtohet pranë lumit të Misisipit dhe do të jetë në gjendje t’i ofrojë siguri fizike e psikologjike banorëve ende të traumatizuar të Nju Orlinsit.

Në brendësinë e saj, arka e Noes do të ketë 20 mijë apartamente, 3 hotele, një spital, shkolla, por edhe kinema e kazino.

Zgjedhja e një strukture trekëndore me një hapësirë të gjerë në mes është bërë sepse kështu ndërtesa do të jetë në gjendje t’i rezistojë më mirë erarave edhe mbi 200 kilometra në orë.

Ajo do të marrë energji falë paneleve diellore, ndërsa uji i pijshëm do të sigurohet nga pastruesit kimikë të jashtëqitjeve dhe urinës së njeriut.

Top Channel