Lushnje, aksidentohen 4 persona

12/03/2011 21:05

Kater persona janë plagosur në një aksident automoblistik të ndodhur në rrugën Lushnje-Rrogozhinë, pranë fshatit Dushk.

Një mjet për transport udhëtarësh në të cilin ndodheshin katër persona ka goditur një trajler për shkak të një manovrimi të gabuar.

Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, 54 vjeç, i cili ndodhet në reanimacion, ndërsa tre pasagjerët e tij kanë marrë dëmtime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, nga hetimet e para del se shkak i aksidentit ka qenë manovrimi i gabuar i shoferit të furgonit.

Top Channel