B.Fildishtë, 450 mijë të shpërngulur nga lufta

12/03/2011 09:10

Më shumë se 450 mijë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre në Bregun e Fildishtë si pasojë e pasigurisë apo luftimeve, lajmëroi një agjensi e OKB-së për refugjatët.

Trupa të pajetë njerëzish janë duke u ngrënë nga qentë në rrugët e kryeqytetit Abixhan pas luftimeve të fundit, deklaroi një zëdhënës i UNHCR-së për BBC.

Alassane Ouattara, i konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar si fitues i ligjshëm i zgjedhjeve, është vendosur në Nigeri, për të komanduar që atje veprimet e mbështetësve të tij.

Presidenti Gbagbo mban me dhunë pushtetin, ndonëse humbi zgjedhjet e muajit nëntor.

Top Channel