Top Show, analizohet “dueli” Rama-Basha

10/03/2011 00:30

Analistët në Top Show komentuan duelin për kryeqyetin, që me sa duket, do të zhvillohet mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Analisti Robert Rakipllari tha se Lulzim Basha është kandidati më i mirë i mundshëm që mund të nxirrte Partia Demokratike dhe Edi Rama.

Ndërsa për analistin tjetër të ftuar në studio, Alfred Peza Partia Demokratike duhet të gjente një kandidat tjetër për garën në Tiranë. Sipas tij kandidati i mazhorancës duhej të ishte një gjetje e re apolitike, e ngjashme me hyrjen e Ramës 10 vjet më parë.

Por, për Henrin Cilin, nuk është Partia Demokratike ajo që nuk ka larmi kandidatësh përballë Edi Ramës, sipas tij është krejt e kundërta.

“Nuk është Partia Demokratike ajo që nuk gjen dot kandidatë përballë Ramës, është Partia Socialiste ajo që nuk gjen dot kandidat përballë Bashës. Defekti është nga opozita”, tha Cili.  

Top Channel