Shkëlqimi misterioz i liqeneve australiane

10/03/2011 17:25

Një fenomen i rrallë i jep një shkëlqim jashtëzakonisht të fort blu disa liqeneve në Australi, bëri të ditur sot një gazetë amerikane.

Fenomeni është regjistruar në një zonë lindore të Victorias, krahinë ku vetëm pak kohë më parë morrën jetë disa zjarre të fuqishme.

Shkencëtarëve u është dashur kohë të kuptonin se përse shkaktohej fenomeni, por në fund arritën të shpjegonin arsyen.

Zjarret e mëdha në pyjet përreth liqeneve dhe shirat e fuqishëm që pasuan bënë që hiri i zjarreve të depozitohej me shumicë në ujra, duke i pasuruar ato me nitrogjen.

Si rrjedhojë e përmbytjeve më të mëdha të historisë në muajin janar, uji i liqeneve komunikoi me ujrat e deteve, duke u pasuruar edhe me kripë e mikrogjallesa të tjera.

E gjithë kjo gjendje krijoi një situatë në të cilën u favorizua rritja e disa algave, të quajtura nocticula scintillans, të cilat kanë një shkëlqim shumë të fortë blu.

Fenomeni i njohur shumë pak më parë ka bërë xhiron e botës nëpërmjet fotografive të rralla të disa fotografëve australianë.

Top Channel