Peshkopi, gruaja ekzekuton bashkëshortin

10/03/2011 00:00

Një 40 vjecar ka gjetur vdekjen në qytetin e Peshkopisë pasi është goditur me thikë nga bashkëshortja e tij.

Krimi i rëndë brenda familjes ka shkaktuar vdekjen e 40 vjecarit Dilaver Lahi. Lahi është goditur me armë të ftohtë pas shpine. Goditja ka qenë fatale dhe 40 vjecari ka humbur jetën.

Polica ka mbërritur në vendngjarje duke vënë nën pranga, Xhevrie Lahin si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes së rëndë dhe motiveve që cuan në aktin ekstrem të bashkëshortes vrasëse.

Top Channel