8 Maji, Minxhozi: Shqipëria nuk është gati

10/03/2011 00:10

Një ditë pas regjistrimit të Partisë Socialiste dhe forcave të tjera opozitare në Komisionin Qendror Zgjedhor, analistë të politikës, folën në Top Show për situatën parazgjedhore të 8 Majit.

Për analistin, Skënder Minxhozi, Shqipëria nuk është gati për të mbajtur këto zgjedhjet dhe sipas tij, zgjedhjet janë politike dhe jo thjesht një sfidë mes mazhorancës dhe opozitës për pushtetin lokal.

Ndërkohë, për analistin tjetër të ftuar në panelin e Top Show, kryeredaktori i Panorama, Robert Rakipllari tha se nga vetë kandidimi i Ramës për Bashkinë e Tiranës, sfida mes të dyja palëve mbetet politike dhe se PS-së nuk i intereson shumë fushata elektorale cka bën që kandidatët e socialistë në rrethe ndjehen inferiorë përballë kandidatëve të mazhorancës.

Ndërsa, për analistin dhe drejtorin e revistës Mapo, Henri Cili, në këtë situatë të tensionuar politike, që zgjat prej 2 vjetësh, duhet parë cili është interesi publik.

Top Channel