17 vjeç dhe 55 centimetra i gjatë

10/03/2011 10:20

Junrey Balawing është një 17-vjeçar filipinas i cili është i gjatë…55 centimetra.

Adoleshenti mund të shpallet shumë shpejt si burri më i vogël në botë.

Për këtë duhet të presë sa të mbushë 18 vjeç në datën 18 qershor, në mënyrë që t’i jepet zyrtarisht rekordi Guiness që mbahet për momentin nga Khagendra Thapa Magar, nga Nepali. Khagendra është vetëm 67 centimetra i gjatë.

Junrey është gati për të thyer rekordin me 12 centimetra dhe për këtë ndihet krenar: “Nëse do jem burri më i vogël në botë do të ishte shumë bukur.”

Junrey nuk është rritur më që nga mosha 1-vjeçare, ka probleme me ecjen dhe nuk mund të qëndrojë për shumë kohë në këmbë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel