Nuk janë modelët perfektë, por këto bretkosa janë në gjendje të bëjnë një set të mrekullueshëm fotosh.

Kjo është meritë e Bob Garas, një fotograf amator 53-vjeçar, i cili me durim ka fotografuar amfibët në shtëpinë e tij në Florida.

“Këtu ka shumë bretkosa. Pas shiut gjen me dhjetra në derë dhe dritare”, u shpreh Garas.

Për të bërë një foto perfekte atij i duhet të presë disa orë sepse bretkosat kërcejnë sa në një vend në tjetrin.

“Kam bërë foto me shumë kafshë, përfshirë edhe pula, por të bësh foto me bretkosa është shumë më e vështirë dhe stimuluese”, përfundoi fotografi.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel