Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Dy britanikëve që panë një peshkaqen duke ngrënë një njeri të gjallë në Sharm el-Sheikh, Egjipt, iu kërkua që të heshtnin, pasi lajmi mund të dëmtonte turizmin.
Lajmin e raportoi “The Sun”, për të cilin çifti dha dëshminë e tij. Ata patën një peshkaqen tigër pesë metra të gjatë duke shqyer një notare vetëm një kilometër nga bregu.
Në momentin e sulmit ata ndodheshin në një barkë turistike dhe mjeti nuk ndaloi për t’i ardhur në ndihmë vajzës. 32-vjeçarit Richard King dhe partneres së tij Laura Hooper iu kërkua në rikthimin e tyre në resort që të mbanin qetësinë dhe të mos tregonin rreth ngjarjes.
”Ndërsa anija u afrua, pamë më qartë që peshkaqeni ishte duke ngrënë një njeri. Laura shpëtheu në lot dhe u fut brenda. Më vonë, stafi i hotelit na kërkoi që të mos flisnim rreth ngjarjes, pasi do të ishte diçka e keqe për turizmin.
Nuk mund ta besonim këtë, pasi kishte njerëz duke notuar pranë vendngjarjen një ditë më vonë dhe askush nuk i paralajmëroi për ndonjë rrezik”.
Një vit më parë, plazhet e resorteve u mbyllën pasi sulmi i peshkaqenëve vrau një turist dhe plagosi dy të tjerë. Një lajm i ri për peshkaqenë mund të shkaktonte një tjetër dëm për turizmin në Sharm el-Sheikh.
Top Channel