Meta: Koalicioni do të fitojë

09/03/2011 23:25

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka qenë në qytetin e Fushë-Krujës nga ku deklaroi se koalicioni qeverisës do të arrijë  sukses në zgjedhjet e 8 majit duke i dhënë fund sic tha ai politikës personale të kryetarit të PS, Edi Rama.

“Për një kohë të caktuar, opozita në këtë vend mbeti peng e interesave të një njeriu të vetëm. Por absolutisht, të gjithë ata që janë në opozitë sot, jo vetëm me Partinë Demokratike, por edhe me LSI-në, për shkak të një koalicioni historik që ne kemi bërë, në një moment shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të vendit, të gjithë ata janë shqiptarë dhe ata mund të gënjehen 1 muaj, 1 vit, por nuk mund të gënjehen gjithmonë dhe nuk mund të punojnë kundër interesave të Shqipërisë dhe kundër aspiratës së cdo shqiptari që është integrimi europian i Shqipërisë”, tha Meta.

Zoti Meta tha se LSI në zgjedhjet e 8 majit do të dyfishojë rezultatin e saj elektoral pasi programi i kësaj force politike theksoi ai ka në qendër qytetarët dhe interesat e tyre.

Top Channel