Gjigandi amerikan i ushqimit të shpejtë, McDonald’s, është parakaluar në vitin 2010 nga konkurrenti i tij Subway si numri 1 për restorantet në botë.

Lajmin e bëri të ditur për AFP zëdhënësja e Subway, Les Winograd.

“I kemi kaluar në vitin 2010. Më parë ishim në disavantazh”, u shpreh Winograd.

Gjithsesi, McDonald’s, i krijuar në vitin 1955 në Chicago, është i pranishëm në 117 vende të botës ndërsa Subway në 95.

Top Channel