Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Irene Wiens, një qytetare gjermane është dënuar me 43 ditë heqje lirie për shkak se nuk lejoi fëmijët e saj të shkonin në orën e edukatës seksuale në shkollë.
Në shkollat gjermane edukata seksuale fillon që në klasën e katërt fillore dhe Irene, nënë e katër fëmijëve të moshës 10-16 vjeç, nuk ishte dakord me këtë gjë.
Kjo lëndë shoqërohet me video “të nxehta” në Gjermani.
“Përmbajtja e lëndës dhe videot me skena seksi që shfaqen në klasë nuk përputhen me atë që dua unë nga shkolla”, u shpreh Wiens.
Që nga viti 2006 janë regjistruar 35 çështje gjyqësore kundër prindërve të cilët nuk duan që fëmijët e tyre të jenë pjesë e këtyre orëve të mësimit dhe janë gjobitur me 200 deri në 1200 euro.
Gjykata argumenton se arsimi elementar është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët pa përjashtim dhe prindërit janë të detyruar me ligj t’i dërgojnë ata në shkollë.
Top Channel