Britani, cigaret “hiqen sysh”

09/03/2011 18:15

Cigaret nuk mund të vendosen më në vende publike në dyqanet në Britaninë e Madhe, në bazë të një ligji të ri që pritet të aprovohet së shpejti nga qeveria.

Pasi të hyjë në fuqi ligji, të gjithë tregtarët janë të detyruar të vendosin paketat e cigareve poshtë banakut apo në vende të tjera të padukshme për syrin.

Ekziston edhe një ide e dytë, për të bërë të mundur vendosjen e paketave brenda qeseve të padukshme, në mënyrë që edhe gjatë sekondave të blerjes, klientët e tjerë të mos shikojnë paketën.

Pas miratimit të ligjeve të rënda antiduhan, të cilat pengojnë pirjen e tij në vendet publike dhe kanë sjellë shtrenjtimin e madh të produktit, në Britani ka patur një rënie të ndjeshme të numrit të duhanpirësve.

Megjithatë, ende 21,5% e popullsisë së rritur të Britanisë konsumon rregullisht duhanin.

Top Channel