Në burg se nuk fiku celularin

08/03/2011 09:30

Të gjithëve na ka ndodhur të na bjerë celulari në një moment të papërshtatshëm dhe për këtë gjë jemi qortuar.

Na ka ndodhur në klasë dhe jemi qortuar nga profesori ose në momentin e ngritjes së avionit dhe jemi turpëruar nga stjuardesa. Por, ajo që i ka ndodhur amerikanit William Brevin nuk ka të krahasuar.

William ishte i pranishëm në një gjykim në Kentucky kur u dëgjua zilja e tij e celularit. Fati i tij i keq që gjykatësi ishte Dennis Foust i cili njihet për bezdinë e tij ndaj tingujve kur po punon.

Foust kishte paralajmëruar se personi që nuk do fikte celularin do të shkonte menjëherë në burg. Në momentin që celulari i Brevin ra, gjykatësi dha verdiktin: 72 orë pas hekurave.

Mbase në këtë mënyrë, William do të mësojë që herën tjetër ta fikë telefonin.

 

Top Channel