E vjedhin në rrugë, vdes nga stresi

08/03/2011 21:00

Një 75-vjeçare italiane ndërroi jetë në qytetin e Raguzës, disa orë pasi një i ri i vodhi një varëse të artë që mbante në qafë. Eksperiza tregoi se ajo kishte vdekur si rrjedhojë e stresit.

Sipas lajmit të botuar në “La Reppublicca”, e moshuara ishte ende nën shok, kur shkoi të denonconte ngjarjen në polici. Disa orë më pas, në shtëpinë e saj, gruaja pësoi një ndalim zemre dhe ndërroi jetë.

Pas kryerjes së autopsisë, mjekët arritën në përfundimin se ajo nuk kishte asnjë problem kardiovaskular. Vdekja ndodhi vetëm sepse ajo vazhdoi të ishte nën efekt shoku dhe u stresua deri në një pikë fatale nga ngjarja.

I arrestuar disa orë më vonë, grabitësi tani përballet me akuzën e vrasjes, përveç asaj të vjedhjes.

Top Channel