Kevin Richardson, një pronar i një parku në Afrikën e Jugut, ka një talent të pashpjegueshëm sepse mund të luajë me një luan njësoj si me një kafshë shtëpiake.

36-vjeçari shpjegon se sekreti qëndron se kur NUK duhet të luash me mbretin e xhunglës.

“Talenti im qëndron në faktin se unë lexoj sjelljen e tyre dhe e di se kur nuk duhet të komunikoj me luanët. Nëse një luan mashkull i madh po kërkon një femër do të thotë se nuk është moment i mirë për ta përkëdhelur”, thotë Kevin.

Britaniku takoi para 12 vitesh një person që donte të blinte parkun e luanëve dhe atëherë ka zbuluar këtë dhunti të tijën për tu marrë me kafshët e egra dhe sot është një profesionist.

Parku i tij tashmë është shtëpia e 41 luanëve, 20 hienave dhe disa leopardëve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel