Në kërkim të vëllait

07/03/2011 16:20

Familjarët e Xhavit Bilalit, i pushkatuar në vitin 1984 në Vlorë, kanë hyrë në grevë urie. Ata kanë 18 vjet që kërkojnë eshtrat e 24-vjecarit që u dënua me vdekje nga regjimi komunist.

Pasi gërmuan në shumë vende në Pyllin e Sodës, të afërmit e tij po protestojnë ndaj shtetit që nuk po i ndihmon të gjejnë të afërmin e pushkatuar.

“Në emër të familjes sime kërkoj vetëm eshtrat e vëllait. Këtu janë gërmuar jo pak, janë 900 metra kub të spostuara. Ju lutem, më thoni përse më gënjejnë këta persona. Që e kanë vrarë dihet, sepse të gjithë më thonë: ‘e kemi vrarë dhe e kemi hedhur si qen në gropë’”, deklaron Arben Bilali, vëllai i të pushkatuarit.

Pushkatimi i Xhavit Bilalit erdhi pasi ai u dënua nga gjykata në vitin 1984 për dëmtim të pasurisë së përbashkët me një vlerë prej 6.700 lekësh.

Top Channel