Fshati i këpucëve përmbytet nga turistët

07/03/2011 16:40

Një muze i rrallë këpucësh po shndërron një fshat të qetë angleze në një “kryeqytet” të turizmit botëror.

I gjithë fshati Clarks është shndërruar në një muze gjigant, ku ekspozohen dhe shiten këpucë që prej kohës së Romës antike, deri në ditët e sotme.

Për befasinë e organizatorëve, nisma e tyre rezultoi shumë interesante për qytetarët, ndërsa më shumë se 4,1 milion turistë vizituan fshatin që prej hapjes së tij në vitin 2010.

Për më tepër, Clarks është përfshirë edhe në listën e disa kompanive të mëdha turisitike kineze, që e ofrojnë muzeun di një prej atraksioneve të vizitave turistike në Britaninë e Madhe.

Me 100 milion kinezë në vit që kalojnë pushimet jashtë vendit, sikur vetëm një pjesë e tyre e vogël të vendosë të vizitojë Clarks-in, vazhdimi i “bumit” turistik është i sigurt.

Top Channel