Bugatti Veyron, “perla” e shpejtësisë

07/03/2011 16:50

Krijimi i fundit i Bugatti-t është “perla” e vërtetë e sallonit të makinave të shpejtësisë në Gjenevë, Zvicër.

E quajtur “Bugatti Veyron Super Sport”, makina sportive u prezantua në “javën e shpejtësisë” që përfundon në 11 mars dhe ajo është një modifikim i modeleve të mëparshëm Veyron.

Midis të gjithë simotrave të saj, ky model i Bugatti-t, ku spikasin fibrat e karbonit që ndërtojnë makinën, sediljet e lëkurës dhe një motor me 16 cilindra, është më i shpejti.

Makina mund të arrijë deri në 430 kilometra në orë, ndërsa një model i saj kushton 1,6 milion euro pa opsione dhe duke nisur nga çmimi bazë i dy milion eurove për një makinë normale.

Bugatti Veyron përdor një lloj gome të Michelin, prodhuar enkas për t’u përshtatur me shpejtësinë dhe të dhënat e modelit, që prodhohet dhe ndërrohet vetëm në Francë. Vetëm një gomë kushton 70 mijë euro.

Top Channel