Rama, takim me emigrantët në Greqi

06/03/2011 13:20

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Greqi me emigrantët shqiptarë në vendin fqinj.

Rama ka theksuar në takimin e zhvilluar në Athinë se “PS do të krijojë politika të posaçme për emigrantët” dhe se “do të negociohet me palën greke për njohjen e viteve të punës të emigrantëve shqiptarë”.

Kryetari i selisë rozë iu rikthye sërish demonstratës së 21 janarit duke akuzuar kryeministrin Sali Berisha.

“Qeveria e Berishës, më 21 janar, sulmoi njerëz të varfër. Njerëzve që kërkonin punë, Berisha u drejtoi armët dhe i vrau”, u shpreh Rama.

“Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, edhe pse vrau 4 të pafajshëm nuk dha dorëheqjen”, shtoi Rama.

Kreu i PS-së përfundoi duke thënë se “e vetmja rrugë për kalimin e krizës politike në Shqipëri është programi i PS-së”.

 

Top Channel