Nuk jemi të vetëm në Univers

06/03/2011 17:45

Nuk jemi të vetëm në univers dhe format e jetës aliene mund të kenë shumë më tepër të përbashkëta me jetën në Tokë sec ishte menduar deri më tani.

Në botimin e revistës së kozmologjisë për muajin mars gjendet edhe studimi i ri i një shkencëtari të NASA-s, me pohime tepër të guximshme.

Doktor Richard Hoover astro-biolog i qendrës së studimeve hapësinore “Marshall”, ka udhëtuar prej 10 vitesh në zonat më të thella të Antarktidës, Siberisë dhe Alaskës si dhe shumë rajone të tjera në kërkim të meteorëve.

Zbulimet e tij më të fundit Hoover i përshkrua në studimin e botuar këto ditë ku shpjegon punën e vet me një grup shumë të rrallë të këtyre trupave qiellorë Si1. Në planetin tonë janë zbuluar vetëm 9 meteorë të tillë.

Hoover është i bindur se ka gjetur në to forma fosilesh të njëjtë bakteriale, pjesë e organizmave të gjallë të cilët mund të kenë ardhur nga trupat mëmë të këtyre meteorëve, si kometat, hënat apo të tjerë. Si përfundim, thotë ai, këto gjetje tregojnë se nuk jemi të vetëm në univers.

Sipas Dr. Hoover, mikroorganizmat e zbuluar nuk janë shumë të ndryshëm nga ato që gjenden nën kombët tona këtu në Tokë. Megjithatë ka edhe disa mikroorganizma aq të cuditshëm sa ai nuk ka mundur t’i përafrojë me asgjë që i takon planetit tonë.

Të ndërgjegjshëm se studimi do të shkaktojë polemika, botuesit e revistës së kozmologjisë kanë ftuar anëtarët e komunitetit shkencor të analizojnë rezultatet e studimit dhe kanë lënë të hapura mundësinë për komente.

Top Channel