Cfarë mendojnë meshkujt përvec seksit?

06/03/2011 16:30

Cfarë mendojnë meshkujt përvec seksit? Ky është titulli i librit që shumë shpejt është shndërruar në bestseller në faqen internetit Amazon në Britaninë e Madhe.

Të gjithë do të mendonim se bëhet fjalë për një libër që flet për gjithcka, vetëm për seksin jo. Në fakt volumi përvec titullit nuk ka asgjë të shkruajtur, 200 faqet e librit janë të bardha.

Ideja nuk është e asnjë grupi feminist, por e shkrimtarit Sheridan Simove, 39 vjec i diplomuar në Oksford.

“Ky libër është frut i studimeve dhe praktikës 39 vjecare mbi objektin në fjalë, e pas kaq shumë kohësh kuptova se nuk mund të mendoj për gjë tjetër përvec seksit. Është një përfundim tronditës dhe njerëzit duhet të informohen për të. Por si t’i informojmë? E thjeshtë, botimi i një libri me 200 faqe bosh”, shprehet “shkrimtari” i librit në fjalë.

Top Channel