Vishet si e ëma e vdekur, arrestohet

05/03/2011 10:40

Një grua e dyshuar për mashtrim me pensionet është arrestuar teksa tentonte të hapte një llogari bankare në emër të mamasë së saj të vdekur, e veshur si kjo e fundit.

Sherifi i Whatcom County, nw Washington, ka bërë të ditur se Loewen B. Craft, 59 vjeçe, kishte veshur një paruke gri dhe ishte trukuar të dukej si një grua e vjetër, ndërsa tentonte të mashtronte personelin e një banke kredie në Ferndale, Wash.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Craft ka përfituar më shumë se 145 mijë dollarë që prej vdekjes së mamasë së saj në 2007-n.

Top Channel