Video shokuese nga Bregu i Fildishtë

05/03/2011 03:50

Një një video shokuse tregohen pamjet se si ushtarët në Bregun e Fildishtë qëllojnë me armë kundrejt një grupi protestuesesh femra që kishin dalë në rrugët e qytetit Abidjar kundër presidentit të kontestuar, Laurent Gbagbo.

Pamjet e hedhura online tregojnë qartë se grupi e femrave po manifestonte paqësisht duke kërkuar dorëheqjen e Gbagbos, kur pranë tyre kalon një mjet ushtarak i blinduar duke hapur zjarr. Nga të shtënat mendohet se të paktën 6 protestuese kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjera kanë mbetur të plagosur.

Situata në Bregun e Fildishtë paraqitet e tensionuar pasi Laurent Gbagbo pretendon fitoren në zgjedhjet e fundit presidenciale, pavarësisht se rezultati i votimit dhe ndërkombëtarët njohin Alasane Outara si president.

Top Channel