Japoni, përurohet treni-plumb

05/03/2011 17:45

Mrekullia e fundit e hekurudhave japoneze është i ashtuquajturi “treni-plumb”, Hayabusa, i cili megjithatë është nisur me 7 minuta vonesë.

Nuk ka pasur asnjë problem teknik, por për shkak të turmës, me mijëra të apasionuar që donin të bënin foto, një pasagjer ra tek binarët.

I njohur ndryshe me emrin “hundëmadhi”, treni i ri ka një lokomotivë të gjatë 15 metra, nuk bën zhurmë kur kalon nëpër galeri dhe ka një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë.

Ai është parashikuar të udhëtojë dy herë në ditë mes Tokios dhe Aomorit, qytet në ekstremin verior, duke përshkuar 700 kilometra në tre orë e 10 minuta.

Top Channel