Një fetus dëshmitar në gjykatë

04/03/2011 13:40

Njeriu më i ri i të gjitha kohërave që do të dëshmojë në gjykatë do të jetë një fetus në javën e nëntë të jetës, raportoi sot e përditshmja amerikane “US Today”.

Guvernatori i shtetit të Ohajos, një konservator dhe kristian i devotshëm, po përpiqet të ndryshojë ligjet e shtetit, për të kufizuar sa më shumë hapësirën e lejuar ligjore për abortin.

Ai dëshiron të miratojë një dekret, që do të pengojë ndërprerjen e shtatzanisë pasi rrahjet e para të zemrës së fetusit të dëgjohen dhe për të patur një efekt psikologjik ndaj jurisë, do të prezantojë rrahjet e zemrës së një fetusi në javën e nëntë të jetës.

Nëse dekreti do të miratohet, nënat do të kenë vetëm 18 ditë kohë për të kryer abortin, nga tre muaj që kanë aktualisht. Sipas guvernatorit, të bësh një zemër të pushojë është një vrasje, prandaj duhet ndaluar, edhe atëherë kur fetusi nuk është ende i formuar.

Shoqatat pro-abortit e kanë cilësuar si të ulët taktikën e guvernatorit për të sjellë një fetus në bangën e të akuzuarve, ndërsa theksuan se ai duhet të sillte atje edhe ata fëmijë të braktisur dhe të keqtrajtuar, të cilët u sollën në jetë, pasi ligje kundër abortit i dënuan me vuajtje për të gjithë jetën, edhe pse nuk dëshiroheshin prej prindërve.

Top Channel