Kur fati të përkrah deri “në vdekje”

04/03/2011 13:55

Një italian 58-vjeçar duhet të konsiderohet si një prej njerëzve më me fat të planetit, ndonëse fati i tij ishte tragjik për dy persona të tjerë.

Pasi vuante nga një sëmundje e gjatë dhe e pashërueshme në zemër, 58-vjeçari u lajmërua nga spitali i Torinos që ishte vënë në krye të listës së pritjes për një transplant zemre.

Tre ditë më parë, ai u informua se një dhuruese u gjet për të, nga një grua që kishte pësuar dëmtime të pariparueshme në tru, në një spital të Çezenës.

Ndërsa priste transportin e organit, torinezi u fut në sallën e operacionit dhe procedura e heqjes së zemrës së tij u krye. Për fatin e keq, koha e keqe bëri që helikopteri i nisur me organin të pësonte një aksident në nisje.

Helikopteri doli nga pista në nisje dhe ndonëse askush nuk mbeti i dëmtuar, organi u bë i papërdorshëm.

Pa zemër dhe me kraharorin e hapur, kapaciteti i pajisjeve që mbanin në jetë 58-vjeçarin ishte duke u ezauruar, kur një dhurues u gjet në momentet e fundit, pas një aksidenti rrugor të ndodhur pranë spitalit.

Për fatin e mirë të 58-vjeçarit dhe për fatin e keq të të ndjerit, grupi i gjakut ishte i njëjtë, ndërsa zemra e tij ishte tërësisht e përputhshme.

Top Channel